**Formacioni i Mundshëm i Kosovës: Foda pritet të ruajë thelbin e skuadrës**

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte një ndeshje vendimtare kundër Sllovakisë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Trajneri gjerman, Franco Foda, pritet të mos bëjë ndryshime të mëdha në formacionin startues, raporton Indeksonline.

Parashikohet që Kosova të luajë me një skemë 5-3-2 në këtë përballje.

Një ndryshim i mundshëm në strategji mund të jetë aktivizimi i Mërgim Vojvodës në mesfushë, si pasojë e mungesës së Leon Avdullahut.

Megjithatë, nëse ky opsion nuk zbatohet nga Foda, atëherë Vojvodës do t’i caktohet pozicioni i tij i zakonshëm si mbrojtës i djathtë, ndërsa në mesfushë mund të paraqitet Lindon Emërllahu.