Forumi i Gruas i LDK-së do të prezantojë kandidatet për deputete të shtunën
Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka njoftuar se të shtunën do të bëjë prezantimin e kandidateve të saj për deputete, të cilat do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 7 qershorit.
Tubimi qendror do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke nisur nga ora 12:00.
Në një njoftim për media, LDK-ja theksoi: “Sot, në organizim të Forumit të Gruas të LDK-së, prezantojmë kandidatet tona për deputete. Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim qendror, ku do të prezantohet vizioni dhe angazhimi i grave që synojnë të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.” Njoftimi i partisë përfundon nën moton “Bashkohu”.
