Një zjarr i madh ka kapluar një objekt në Fushë Kosovë.
Në vendin e ngjarjet shihet të jenë Policia e Kosovës, si dhe, zjarrfikësit.
Nga pamjet e siguruara nga Express, shihet numër i madh i policisë, si dhe, flakët që kanë kapluar objektin.
Lidhur me këtë Express ka kontaktuar Policinë. Këta të fundit, kanë njoftuar se nga informatat fillestare, s’ka persona të lënduar.
‘’Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes’’.
Pamjet nga vendi i ngjarjes.





