Shefi i Zyrës së BE-së, Dirk Schuebel, është takuar sot me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun. Sipas njoftimit të LDK’së, në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e konstituimit dhe funksionalizimit të institucioneve dhe për qëndrimet e LDK’së për situatën politike dhe institucionale të Kosovës.

 “Kryetari Abdixhiku theksoi përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe garantimin e funksionalitetit të institucioneve demokratike dhe stabilitetit institucional”, thuhet në njoftim.