Tyson Fury ka ngritur dyshime të mëdha për duelin e shumëpritur ndaj Anthony Joshuas, i cili ishte planifikuar të zhvillohej më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” të Cardiffit.

Turki Alalshikh kishte bërë të ditur se ishin finalizuar detajet për përballjen mes dy britanikëve, por Fury tani pretendon se Joshua dhe Eddie Hearn po përpiqen të tërhiqen nga ndeshja.

“Lajm i fundit: Anthony Joshua dhe Eddie Hearn po përpiqen të tërhiqen nga ndeshja”, ka deklaruar Fury.

Ai ka shtuar se Joshua po bën gjëra të ndryshme dhe po kërkon arsye për të mos u përballur me të.

“Gypsy King po kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të shkaktuar trazira para gjithë fansave të mi në Wells, ndërsa ata po gjen një milion justifikime. Turki Alalshikh po gjen alternativa të tjera, burra të vërtetë që janë gati të ndeshen sapo të mbyll sytë. Shpresoj që jeni të lumtur”, u shpreh Fury.

Dueli Fury–Joshua është një nga përballjet më të shumëpritura në boksin britanik, por deklaratat e fundit të Fury kanë hedhur pikëpyetje mbi zhvillimin e tij më 11 dhjetor. /IndeksOnline/