Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se kjo komunë ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave.
Prebreza ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ka thënë se, ky problem ‘’do zgjidhet shumë shpejt’’.
Postimi:
Sot kemi shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe ju sigurojmë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.
Ju faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj
