Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë numëruar 14.04% të votave me postë. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) udhëheq me 63.67% ose 1,882 vota. Pas LVV-së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20.57% (608 vota). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 9.40% (278 vota), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e katërta me 4.40% ose 130 vota.