**Irfan Can Kahveci: Fishekzjarrët në Prishtinë vetëm sa na motivuan**

Irfan Can Kahveci, mesfushori i kombëtares së Turqisë, ka komentuar incidentin me fishekzjarre pranë hotelit të ekipit në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Ai theksoi se incidenti nuk ndikoi negativisht te skuadra, por përkundrazi shërbeu si motivim shtesë.

“Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, deklaroi Kahveci për gazetën “Hurriyet”.

Ndeshja Kosovë – Turqi nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fituesi i kësaj përballjeje do të bëjë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për Botërorin e vitit 2026.