Futbollisti venezuelian, Yimvert Berroteran, viktimë e tërmetit shkatërrues
Një tërmet i fuqishëm goditi Venezuelën pak ditë më parë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë me rreth 920 viktima të raportuara deri më tani. Në mesin e tyre, është konfirmuar edhe vdekja e futbollistit të talentuar Yimvert Berroteran, vetëm 18 vjeç.
Sipas raportimeve të IndeksOnline, Berroteran u gjet nën rrënoja dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga fatkeqësia natyrore.
Ai konsiderohej një nga shpresat më të mëdha të futbollit venezuelian dhe kishte përfaqësuar vendin e tij në Kupën e Botës U-17 me Kombëtaren e Venezuelës.
