Futbollistja shqiptare Dafina Redzepi merr ftesën e parë nga Gjermania U23

Dafina Redzepi, mesfushorja 21-vjeçare e klubit VfB Stuttgart, është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren U23 të Gjermanisë.

Ajo është përfshirë në listën me 23 futbolliste të përzgjedhësit Michael Urbansky, për dy ndeshjet e planifikuara në tetor kundër Skocisë (më 8 tetor) dhe Suedisë (më 12 tetor).

Me klubin e saj, VfB Stuttgart, Redzepi ka qenë titullare në të gjitha pesë ndeshjet e para të sezonit në Google Pixel Frauen-Bundesliga. Në total, ajo ka shënuar 11 gola në 27 paraqitje me fanellën e klubit.

Futbollistja 21-vjeçare ka përfaqësuar Gjermaninë edhe në grupmoshat më të reja, U15 dhe U19, por kjo është hera e parë që ajo merr një ftesë për ekipin U23.