Arben Gashi kandidon sërish për deputet, thekson rëndësinë e 7 Qershorit

Arben Gashi, ish-shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka konfirmuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur vetë Gashi përmes një postimi në Facebook, ku shkruajti: “Me propozim të Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV të LDK-së në Prishtinë, jam kandidat edhe për një mandat për deputet në Kuvendin e Kosovës”.

Gashi garantoi vazhdimin e angazhimit të tij “në mbrojtje të vlerave politike, të sistemit demokratik”. Ai shprehu mirënjohje për strukturat e LDK-së, votuesit dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar: “Falënderoj strukturat e LDK-së, votuesit dhe qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj meje. Ju garantoj se do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të përhershme.”

Në fund, Gashi theksoi rëndësinë e datës së ardhshme të zgjedhjeve: “Më 7 Qershor është momenti kur së bashku e përcaktojmë të ardhmen e Kosovës. Na priftë e mbara!”, duke përmbyllur mesazhin e tij.