Gashi: Drejtimi i LDK-së vendoset të enjten
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Gashi, deklaroi se për të ndryshuar Kosovën, fillimisht duhet të definohet qartë LDK-ja. Kjo deklaratë vjen në prag të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, të thirrur nga kryetari Lumir Abdixhiku, i cili mbahet të enjten dhe ku pritet të vendoset për vazhdimin apo shkarkimin e tij nga udhëheqja e LDK-së.
Lidhur me këtë mbledhje, Gashi theksoi nëpërmjet një postimi në Facebook se ajo “nuk është thjesht statutare”.
Ai shkroi: “Të enjten, në orën 18:00, Kuvendi i LDK-së nuk është thjesht një mbledhje statutare. Është momenti kur vendoset drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bashkë me të edhe drejtimi që mund t’i ofrojmë Kosovës në vitet që vijnë.”
