Një person ka humbur jetën në fshatin Zllapek të Pejës, pasi është goditur nga një automjet.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka deklaruar se Policia është njoftuar rreth orës 11:00 për aksidentin në fshatin Zllapek, ku një automjet ka goditur një këmbësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Sipas Gashit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa automjeti është gjetur aty.