Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar qeverinë në detyrë për shpërndarjen e miliona eurove në prag të fushatës zgjedhore. Ajo ka theksuar se këto veprime po bëhen vetëm që Albin Kurti të qëndrojë në pushtet.
Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shprehur ironi lidhur me veprimet e Qeverisë.
“Miliona po derdhen vetëm që Kurti të mbetet në pushtet – tri herë zgjedhje, 2 milionë për votat e diasporës – kush po thotë se Kosova është e varfër?!” ka shkruar ajo.
