Një burrë është gjetur pa shenja jetën pasditen e sotme në Marinë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima është i moshës 65-vjeçar.

“Sot, rreth orës 16;25 është raportuar se në fshatin Marine të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një mashkull, rreth 65 vjeç”, tha Zahiti.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, tha ai.