Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë pas vizitës humanitare
Gjykata Speciale njoftoi dje pasdite se Jakup Krasniqi është kthyer në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas një vizite të tij në Kosovë.
Vizita e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte lejuar nga Trupi Gjykues për “arsye bindëse humanitare”. Siç ishte bërë e ditur më herët, bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një njoftim zyrtar në faqen e saj të internetit, Gjykata deklaroi: “Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse.”
Më tej, në të njëjtin njoftim theksohej se: “Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë e një të paraburgosuri në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata.”
