Real Madridi zyrtarizon Denzel Dumfries
Denzel Dumfries është zyrtarisht lojtar i Real Madridit.
Mbrojtësi holandez i bashkohet “Los Blancos” (Real Madridit) si një përforcim i rëndësishëm në prapavijë. Ky transferim dëshmon ambicien e klubit madrilen për të thyer dominimin e Barcelonës së Hansi Flickut në futbollin spanjoll.
Dumfries ka firmosur një kontratë katërvjeçare me Realin. Ai bëhet blerja e radhës për klubin merengues pas Marc Cucurellës, Ibrahima Konates dhe Bernardo Silvës.
Gjatë kohës së tij me “Zikaltrit” (Inter), Dumfries regjistroi 207 paraqitje, duke u vlerësuar si një prej mbrojtësve më të mirë në Serie A.
Me klubin italian, holandezi ka fituar një titull Serie A (Scudetto), dy Kupa të Italisë dhe tri Superkupa të Italisë. Gjithashtu, ai ka luajtur në një finale të Ligës së Kampionëve.
/IndeksOnline/
