Valmir Matoshi shënon golin e parë me Kosovën
Valmir Matoshi, përforcimi i ri i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Dardanëve. Ky gol erdhi në ndeshjen e tij të dytë me përfaqësuesen, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Matoshi shënoi golin e tretë për Kosovën në miqësoren kundër Andorrës.
22-vjeçari gjeti rrjetën në minutën e 77-të, duke realizuar me kokë pas një skeme të mirëpërgatitur nga një goditje dënimi.
Matoshi u ftua për herë të parë në këtë grumbullim, pasi kishte vendosur të përfaqësonte Kosovën, edhe pse më parë kishte mundësinë të luante për Zvicrën.
Ai aktualisht luan për klubin zviceran Thun.
