Granit Xhaka ofendohet nga tifozët e Newcastle, quhet ‘COVID’
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka qenë objekt i ofendimeve verbale nga një grup tifozësh të Newcastle, të cilët e kanë etiketuar me termin “COVID”.
Këto ofendime vijnë në vazhdën e një incidenti të mëparshëm, ku mesfushori i kombëtares zvicerane u dënua me një gjobë prej 150 mijë frangash zvicerane. Dënimi ishte vendosur për falsifikimin e dokumenteve të vaksinimit anti-COVID-19.
Ky episod ka ringjallur sërish polemikat dhe diskutimet që shoqëruan futbollistin lidhur me këtë çështje delikate.
