Katie Goodland, bashkëshortja e futbollistit Harry Kane, ka tërhequr vëmendjen në stadium me një komplet luksoz me vlerë mbi 1,000 euro, gjatë një ndeshjeje të Kupës së Botës ku bashkëshorti i saj ishte protagonisti. Anglia mundi Republikën Demokratike të Kongos 2-1 në këtë takim të zhvilluar në Atlanta, me kapitenin Harry Kane që shënoi të dy golat e kthesës në minutat e fundit, duke u shndërruar në heroin e ndeshjes.
Ajo, së bashku me tre nga katër fëmijët e tyre, e ndoqi ndeshjen nga tribunat. Katie Goodland zgjodhi të vishte një kombinim elegant në vend të fanellës së zakonshme të tifozëve. Ajo u shfaq me një komplet mëndafshi nga marka Toteme, i cili përbëhej nga pantallona të shkurtra dhe një këmishë, vlera e të cilit arrin në 860 paundë (rreth 1005 euro).
Vajzat Vivienne (7 vjeç) dhe Ivy Jane (9 vjeç) kishin veshur bluza të bardha dhe funde të kuqe me numrin nëntë, ndërsa djali Louis (5 vjeç) mbante një fanellë me mbishkrimin “Babi”. Fëmija më i vogël, Henry (2 vjeç), nuk ishte i pranishëm në ndeshje. Ky lajm u transmetua fillimisht nga Indeksonline.
