Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar përmes një videoje, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për moskompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë pesë viteve të fundit.
Latifi theksoi se vlera e përgjithshme e dëmeve të regjistruara në Komunën e Rahovecit arrin në rreth 4 milionë euro.
“Pse ende nuk është bërë kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë viteve të fundit, që prej 2022-shit, nga Qeveria e Kosovës?”, pyeti ai.
“Vlera e dëmeve të regjistruara në komunën tonë arrin në rreth 4 milionë euro, ndërsa shumë familje, fermerë dhe biznese vazhdojnë të presin mbështetjen e merituar”, shtoi Latifi.
Ai gjithashtu theksoi se qytetarët kanë të drejtë të dinë pse po vonohet ky proces dhe kur do të ketë një zgjidhje konkrete.
