**Gruda: Kurti e dëshiron Presidentin për të kapur Prokurorinë**
Përparim Gruda, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, deklaroi në emisionin “Pressing” të televizionit T7 se Albin Kurti e dëshiron postin e Presidentit vetëm për të marrë nën kontroll Prokurorinë.
Ai theksoi se ua bën të qartë qytetarëve se Albin Kurti nuk e kërkon Presidentin për të rritur pagat apo për të ulur çmimet.
“Albin Kurti nuk e ka dëshiruar Presidentin as për të rritur pagat, as për të ulur çmimin e energjisë, as për të pranuar gazin amerikan, por përmes Presidentit për të marrë në dorë Prokurorinë dhe organet e hetuesisë,” citohet të ketë thënë Gruda.
