Viti: Vjedhësit hyjnë në shtëpi me derë të hapur, vjedhin një armë zjarri
Vjedhësit kanë shfrytëzuar derën e hapur të një shtëpie në Viti dhe kanë vjedhur një armë zjarri, e cila ishte ruajtur në kasafortë.
Policia njoftoi se prokurori është vënë në dijeni për rastin dhe se ai aktualisht është nën hetim.
Në njoftimin e policisë theksohet se: “Më 9 maj 2026, ankuesi, pronari i shtëpisë, raportoi se, derisa nuk ndodheshin në banesë, përmes derës së hyrjes që nuk ishte e kyçur, persona të panjohur kanë vjedhur nga dhoma një pistoletë. Për armën në fjalë ai posedonte leje të vlefshme dhe e kishte mbajtur në kasafortë.”
