Hamza uron Pashkët dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit për një shoqëri të bashkuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Në urimin e tij, Hamza theksoi rëndësinë e forcimit të vlerave, respektit dhe bashkëpunimit, me qëllim ndërtimin e një shoqërie të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkroi:
“Në këtë të diel të Pashkëve katolike, ua uroj festën të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.
Së bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë.
Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!”
