Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i thellësisht i shqetësuar me vendimet dënuese të shpallura sot në Gjykatën e Hagës.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Haradinaj theksoi se dënimi i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është një vendim i papranueshëm dhe i padrejtë.
Duke shprehur indinjatën e tij, Haradinaj citoi: “Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës, nuk mund të merret një vendim dënues për UÇK-në. Vendimi i sotëm është i papranueshëm dhe i padrejtë.”
