Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim me mediat
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk ka ofruar detaje në lidhje me veprimet që do të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se do të flasë për këtë çështje nesër, pas mbledhjes së Kryesisë.
E pyetur sërish për hapat që do të pasojnë vendimin e Kushtetueses, Haxhiu kërkoi që vëmendja e ditës të përqendrohet tek përkujtimi i heroit Afrim Bunjaku, në shënimin e trevjetorit të rënies së tij.
Ajo citoi: “Nesër, pas mbledhjes së Kryesisë, do të flasim me mediat. Sot duhet të nderojmë heroin Afrim Bunjaku dhe t’i lëmë temat e tjera për nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës.”
