Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime të thella pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve nga Vushtrria, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani. Ata humbën jetën në një aksident të rëndë automobilistik pranë Bllacës, në Maqedoninë e Veriut.

Haxhiu u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, si dhe të afërmve e miqve të viktimave. Ajo theksoi se është pranë tyre në këto mommente të vështira, duke ndarë dhimbjen e madhe që i ka kapluar.

Reagimin e saj, Haxhiu e përmbylli me fjalët: “U prehshin në paqe!”