**Protesta e 19-të e ‘Jo në emrin tim’: Çlirim Haziri: ‘Nuk ndalemi, votoni Ligjin!’**

Organizatori i protestave ‘Jo në emrin tim’, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për mbledhjen e qytetarëve sonte, në orën 19:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, duke shënuar kështu ditën e 19-të të manifestimeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri ka ritheksuar kërkesën kyçe për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN!”, ka theksuar ai në postimin e tij.

Thirrja e Hazirit përmbyllet me mesazhin: “Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”.