Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se muaji prill do të jetë përcaktues për vullnetin politik në Kosovë.
Sipas tij, populli i Kosovës është i orientuar drejt vlerave evropiane dhe nuk meriton asnjë qeverisje tjetër përveç asaj euroatlantike. Haziri shtoi se LDK-ja, tash e 37 vjet, beson, punon dhe ndërton në këtë drejtim.
Ai ritheksoi se prilli do të përcaktojë jo vetëm vullnetin politik, por edhe nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk mund të arrihen rezultate të mirëfillta.
Deputeti Haziri ka shkruar gjithashtu se “sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët.”
