Bujar Muli, i njohur gjerësisht si “Hulku i Kosovës”, ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme duke thyer rekordin botëror Guinness. Në tentativën e tij të parë, ai arriti të mbajë mbi trupin e tij një peshë mbresëlënëse prej 2000 kilogramësh. Me këtë sukses, Muli kaloi rekordin e mëparshëm, i cili ishte vendosur në 1819 kilogramë.
