**Urdhërarrest për Nenad Orloviqin e barrikadave në veri, ai dyshohet se ndodhet në Serbi**
Gjykata ka lëshuar urdhërarrest për Nenad Orloviqin, të akuzuar për rastin e barrikadave në veri të Kosovës.
Kryetari i trupit gjykues bëri të ditur se Policia e Kosovës ka shkuar në adresën e vendbanimit të Orloviqit për të zbatuar urdhërarrestin, por nuk e ka gjetur atë.
Fqinjët e Orloviqit kanë deklaruar se ai nuk jeton më në atë adresë. Ndërkaq, sipas informacioneve të paraqitura në seancë, dyshohet se Orloviq tashmë gjendet në Serbi. Këto detaje u bënë të ditura gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore për rastin e barrikadave në veri.
