**Shtërpcë: Arrestohet i dehur pasi sulmoi policët dhe dëmtoi zyrën**
Një burrë është arrestuar në Shtërpcë. Ai dyshohet se ka sulmuar zyrtarë policorë gjatë detyrës, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari kishte dëmtuar edhe derën e një zyre në stacionin policor. Gjatë kësaj vepre, ai kishte pësuar lëndime trupore.
Personi i lënduar mori trajtim mjekësor, njofton Policia.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
