Vdekja Tragjike në KEK: 32-vjeçari Arbenit Ahmeti varroset sot
Mitrovicë – Arbenit Ahmeti, 32-vjeçari nga Mitrovica, ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës, në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ahmeti ndërroi jetë gjatë kryerjes së detyrës, duke lënë pas një dhimbje të thellë për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet sot, në orën 16:30, në Varrezat e Qytetit në Shipol, Mitrovicë.
