Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar sot, më 2 gusht, se kanë identifikuar një vendndodhje të dyshuar për eshtra njerëzore në fshatin Jabukë të Zubin Potokut. Kjo gjetje vjen si rezultat i veprimeve hetimore në terren, në kuadër të një rasti që po zhvillohet në këtë zonë. Për këtë arsye, Prokuroria Speciale do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme. Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, veprimet do të ndërmerren në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe institucionet e tjera kompetente.
