Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ndezi atmosferën mbrëmjen e së shtunës me një koncert në Ohër.
Ajo interpretoi disa prej hiteve të saj më të njohura para një publiku të shumtë, shkruan Indeksonline.
Gjatë performancës, artistja ndau edhe një mesazh emocionues me të pranishmit, duke theksuar krenarinë për origjinën e saj.
“Jam shumë krenare që vij nga Kosova, Shqipëria”, u shpreh Rita Ora, deklaratë që u prit me duartrokitje dhe ovacione nga publiku.
