IKSHPK publikon rekomandime për mbrojtjen nga stuhitë dhe breshri
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka rekomanduar qytetarëve disa masa mbrojtëse, pas paralajmërimeve për stuhi dhe breshër në të gjithë vendin.
Këto janë disa nga rekomandimet thelbësore të IKSHPK-së:
* Hyni menjëherë në një ndërtesë të mbyllur ose në një automjet.
* Shmangni qëndrimin në fusha të hapura.
* Mos qëndroni nën pemë apo pranë shtyllave elektrike.
* Largohuni menjëherë nga uji.
Këto janë vetëm disa nga këshillat kryesore, ndërsa institucioni ka bërë thirrje për kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe.
