Kombëtarja e Irlandës ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të ndeshjes ndaj Kosovës.
Irlandezët kanë zhvilluar përgatitjet në fushën ku nesër do të përballen me “dardanët”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja Kosovë–Irlandë zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Prishtinë, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur me tifozë.
