Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jasmin Kadriu, zbulon partnerin për herë të parë
Jasmin Kadriu, e njohur si ish-banore e ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe pjesëmarrëse në emisionin ‘Përputhen’, po përjeton një periudhë të lumtur në jetën e saj personale. Lidhja e saj sentimentale po merr tashmë një dimension publik.
Pak javë më parë, ajo festoi përvjetorin e parë të lidhjes me partnerin, duke ndarë detaje me ndjekësit e saj. Me atë rast, Kadriu mori një dhuratë të bujshme: një makinë luksoze ‘Range Rover’, e cila tërhoqi vëmendjen e menjëhershme në rrjetet sociale.
Megjithatë, pavarësisht postimeve romantike dhe dhuratës së shtrenjtë, identiteti i partnerit kishte mbetur mister, duke shtuar kuriozitetin e fansave dhe ndjekësve.
Por ky mister duket se ka marrë fund. Ditën e djeshme, Jasmin Kadriu publikoi për herë të parë një foto të saj me partnerin në ‘InstaStory’.
Me këtë veprim, ajo ka zbuluar përfundimisht portretin e personit që i ka fituar zemrën, duke i dhënë fund spekulimeve dhe duke e zyrtarizuar lidhjen edhe për publikun. Nga fotoja e publikuar, janë ngritur dyshime se Jasmina mund të jetë në pritje të ëmbël. Megjithatë, një konfirmim zyrtar pritet të vijë nga vetë ajo në të ardhmen.
