Ish-çifti “ribashkohet” në eventin e serialit “American Horror Story”
Aktorët e serialit të njohur “American Horror Story” u mblodhën të martën, më 12 maj, në eventin vjetor të Disney Upfront në New York City. Qëllimi i takimit ishte zbulimi i lajmeve të reja rreth kastit të aktorëve për sezonet në vijim.
Megjithatë, një ribashkim i veçantë në skenë tërhoqi vëmendjen e fansave dhe u bë objekt diskutimesh.
Evan Peters dhe Emma Roberts u shfaqën pranë njëri-tjetrit, gjatë njoftimit se Paul Anthony Kelly do t’i bashkohej serialit. Emma dhe Evan nisën lidhjen e tyre në vitin 2012 dhe u fejuan në vitin 2014. Ata u ndanë në vitin 2015, por më pas u rikthyen së bashku, duke qëndruar në lidhje deri rreth vitit 2019.
Paul Anthony Kelly, i njohur si Pali, doli në skenë i veshur me kapuç, duke surprizuar të pranishmit.
Të dy aktorët, Peters dhe Roberts, kanë luajtur bashkë në sezone të ndryshme të “American Horror Story” dhe konsiderohen pjesë e rëndësishme e kastit të serialit.
Në event ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të njohur si Sarah Paulson, Angela Bassett, Billie Lourd dhe Gabourey Sidibe.
