Një ish-diplomat amerikan ka deklaruar se rezultati i një përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit varet nga “kush i mbaron më parë koha”, duke theksuar se sipas tij Irani ka një “orë më të gjatë” për të përballuar konfliktin.

David Satterfield, ish-këshilltar i administratës Biden, tha për BBC Radio 4 se Irani mund të përballojë më shumë presion ekonomik sesa SHBA-ja dhe presidenti Trump, duke paralajmëruar se Uashingtoni rrezikon të bjerë në një “kurth përshkallëzimi”.

Ai shtoi se nëse SHBA ndërmerr veprime ushtarake direkte, Irani ka aftësi më të mëdha për të goditur vendet e Gjirit, duke shkaktuar “më shumë dhimbje afatshkurtër” sesa ajo që SHBA mund t’i shkaktojë Teheranit.