Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Përmes, një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, Vitia ka shkruar se miratimi i këtij projektligji është një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët.

Postimi i tij i plotë:

👉🏻 Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 80 vota për dhe asnjë kundër, u votua në lexim të dytë një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë.

✅ Pas shumë sfidave, tashmë e kemi Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

🔸 Ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët.

🙏🏻I falënderoj deputetët për mbështetjen dhe kontributin në avancimin e këtij procesi të rëndësishëm për shëndetësinë publike.

#MinistriaShëndetësisë #SigurimetShëndetësore