Mërgimtari nga Deçani vdes në aksident trafiku në Kroaci, po udhëtonte drejt Kosovës

Një mërgimtar shqiptar ka humbur jetën në një aksident trafiku tragjik në Kroaci, teksa po udhëtonte drejt Kosovës.

Viktima është identifikuar si Riza Salihaj, me origjinë nga fshati Jasiq i Deçanit. Lajmin e ka raportuar IndeksOnline.

Njoftimi për vdekjen e tij të parakohshme është bërë publik nga një faqe lokale e Deçanit, e cila ka shprehur dhimbje të thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe banorët e Jasiqit.

Sipas njoftimit, detajet rreth kohës dhe vendit të ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura në një moment të dytë.