Jennifer Lopez, 56 vjeç, ka thënë se beson që dashuria e saj më e madhe ende nuk ka ardhur, duke folur hapur për jetën e saj dashurore pas divorcit nga Ben Affleck.

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, divorci i së cilës nga aktori 53-vjeçar u finalizua në shkurt të vitit të kaluar, i bëri këto komente gjatë turneut për promovimin e komedisë së saj të re romantike “Office Romance”, transmeton Indeksonline.

Ndërsa po shfaqej në “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, Lopez u pyet nga prezantuesi 58-vjeçar nëse mendonte se dashuria e saj e madhe e radhës ishte shumë afër, dhe ajo u përgjigj pozitivisht pa hezitim. “Mendoj se po… po,” tha ajo. “Dashuria ime më e madhe është 100 për qind para meje. Nuk ka dyshim për këtë.”

Lopez dhe Affleck u martuan në vitin 2022, por këngëtari paraqiti kërkesën për divorc në përvjetorin e tyre të dytë të martesës. Divorci u finalizua zyrtarisht në shkurt të vitit 2025./Indeksonline/