Arbër Hoxha refuzoi një ofertë nga Al Wahda, një klub nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe vendosi në momentet e fundit të qëndrojë në Dinamo Zagreb.

Klubet Dinamo dhe Al Wahda kishin rënë dakord për gjithçka dhe se vlera e transferit ishte 2.5 milionë euro.

Fakti që klubet ranë dakord për të gjitha aspektet e transferimit nuk do të thoshte asgjë në këtë rast. Al ëahda dhe Arbër Hoxha nuk ranë dakord.

Lojtari i Kombëtares nuk ishte i kënaqur me kushtet financiare. Afati i transferimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe është ende i hapur deri me datë 28 shtator.

Nuk përjashtohet opsioni që në adresë të kosovarit të vjen një ofertë që mund të ndryshojë të ardhmen e lojtarit./Indeksonline/