Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe është larguar nga aty nën përcjelljen e forcave të shumta policore dhe zyrtarëve të EULEX-it.

 Krasniqi kishte arritur në shtëpinë e tij paraditen e sotme, ku kishte qëndruar për disa orë.

Vizita e tij në Kosovë është mundësuar me leje nga Gjykata Speciale, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Ndryshe një numër i qytetarëve kishin dalë pranë shtëpisë së Krasniqit, me shpresën që të kenë mundësi ta takojnë dhe t’i shprehin mbështetjen e tyre./ IndeksOnline/.