Këngëtarja Diona Fona kohëve të fundit është bërë temë në mediat rozë për shkak se përfolet për një lidhje dashurie me Adionin  e “FermaVip”.

Por gjatë kësaj kohe, asaj i ka ndodhur e papritura, shkruan Indeksonline.

Në Instastory publikoi një foto duke treguar që llogaria e saj në TikTok është mbyllur.

“Kam marrë shumë mesazhe pse s’po mundeni me m’gjet në TikTok. Ma kanë mbyllur llogarinë, një gabim nga ana e tyre, po mundohem ta kthej. Shpresoj që ma kthejnë shpejt dhe të kthehem aty duke u lidhur me ju djema”, shkroi ajo./Indeksonline/