Juventusi ka shprehur interesim për Marco Carnesecchin si objektivin kryesor për portën në merkaton e verës së ardhshme.
Sipas “Tuttosport”, të përcjellë nga “Calciomercato”, portieri 26-vjeçar i Atalantas është ndjekur prej kohësh nga gjiganti italian, i cili mund të tentojë transferimin e tij nëse siguron kualifikimin në Champions League.
Atalanta më herët ka kërkuar rreth 50 milionë euro për Carnesecchin, shumë që asnjë klub nuk ishte i gatshëm ta paguante.
Kontrata e italianit skadon në vitin 2028 dhe mungesa e progresit në negociatat për rinovim mund ta ulë çmimin e tij.
Për Carnesecchin interesim ka edhe nga Interi, ndërsa situatën e tij po e monitorojnë edhe disa klube të Premier League.
