**Kamionist nga Kosova plagoset rëndë në Portin e Durrësit, gjendja kritike në spital**
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën portuale të Durrësit. Një kamionist ka pësuar plagë të rënda pasi është përplasur nga një automjet tjetër i rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, një shtetas nga Kosova, kishte zbritur nga kamioni i tij në momentin kur u godit papritur.
Si pasojë e goditjes së fuqishme, ai ka pësuar lëndime serioze dhe është transportuar menjëherë në spital. Burimet spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është kritike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.
