**Japonia goditet nga tërmet i fuqishëm 6.8 ballë, lëshohet paralajmërim për cunami**
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë paraprake 6.8 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së martës ishullin jugperëndimor Kyushu në Japoni.
Sipas agjencisë Reuters, e cila citon Institutin Kombëtar për Kërkime mbi Shkencën e Tokës dhe Rezistencën ndaj Fatkeqësive (NIED), pas kësaj lëkundjeje të fortë, autoritetet japoneze lëshuan menjëherë një paralajmërim për cunami.
Transmetuesi publik NHK raportoi se valët e cunamit pritet të arrijnë deri në një metër lartësi përgjatë zonave bregdetare të prekura.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) gjithashtu ofroi detaje të mëtejshme rreth tërmetit. Të dhënat sizmologjike tregojnë se ky tërmet është pasuar nga një sërë lëkundjesh të tjera me magnitudë më të ulët.
