Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me zyrtarë të administratës dhe Donald Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, ai pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, si dhe një takim të mundshëm me ish-Presidentin Donald Trump.

Burime nga mediat ukrainase bëjnë me dije se prioritet kryesor i Zelenskyt do të jetë forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, veçanërisht kundër raketave balistike. Po ashtu, në fokus do të jetë thellimi i bashkëpunimit strategjik dypalësh.

Gjatë vizitës, Zelensky do të marrë pjesë edhe në një ceremoni për të nderuar senatorin Lindsey Graham, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në çështjet e sigurisë transatlantike.

Takimet ndërmjet liderëve pritet të përqendrohen në ndihmën ushtarake për Ukrainën, bashkëpunimin mes Kievit dhe Uashingtonit, si dhe në zhvillimet e fundit të luftës që po vazhdon.